back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaRegjionaleDrenasMbështetje e fuqishme për Shahin Dervishaj në Malishevë (FOTO)

Mbështetje e fuqishme për Shahin Dervishaj në Malishevë (FOTO)

Të ngjajshme

Dërguti: Ish-presidentja Jahjaga mund t’i futet garës sërish 

Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi...

Lionel Messi me statistika impresionuese, zgjidhet lojtari më vendimtar i vitit 2025

Një vit tjetër, një ndikim i jashtëzakonshëm: Lionel Messi...

Gjirokastër: Bie një grua nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Shtëpinë e...

Kandidati për deputet nga PDK, Shahi​n Dervishaj, 77-shi i PDK-së, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe domethënës me strukturat e partisë në Malishevë, ku është pritur nga kryetari i degës, Mevludin Mazrekaj, shkruan Drenica Press.
Gjatë këtij takimi, Dervishaj u shpreh se në Malishevë u ndje si në shtëpi, duke theksuar përkushtimin, besimin dhe dashurinë e sinqertë që aktivistët dhe strukturat e PDK-së kanë për qytetin dhe për vizionin politik të partisë.
“Sot pashë njerëz që nuk dorëzohen, që besojnë fort dhe që ecin përpara me bindje të plotë,” u shpreh Dervishaj, duke vlerësuar energjinë pozitive dhe angazhimin e vazhdueshëm të degës së PDK-së në Malishevë.
Ai falënderoi strukturat dhe qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë, duke theksuar se vetëm të bashkuar PDK-ja del më e fortë dhe më e vendosur drejt fitores.
Bashkë jemi më të fortë. 🤝

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz