Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë Jurg Sprecher, me të cilin diskutoi mbi situatën e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për misionin.
Vizita nënvizoi bashkëpunimin e fortë midis KFOR-it dhe vendeve partnere në avancimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Ishte gjithashtu rasti që gjenerali Ulutash të shprehte mirënjohjen e tij për angazhimin e Zvicrës për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i vazhdon për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.