Mbërrin në Tokë shpërthimi i fuqishëm kozmik

Ka mbërritur në Tokë jehona e një shpërthimi shumë të fuqishëm në hapësirë.
Madje për aq sa njeriu njeh deri më sot, renditet i dyti për nga fuqia pas Big-Bang.
Sipas shkencëtarëve është shpërthimi i një vrime të zezë që është verifikuar 390 milion vite dritë larg Sistemit Diellor dhe eventi është përshkruar në revistën shkencore Astrophysical Journal, frut i grupit të punës së Laboratorit të Punëve Kërkimore të Washington.
Imazhi i shpërthimit është fokusuar nga teleskopët hapësinorë me rreze x të NASA dhe ESA me ndihmën edhe të dy radioteleskopëve tokësorë në Australi dhe Indi.
Ekspertët e agjencisë hapësinore Evropiane shpjegojnë se fenomeni ka ndodhur në drejtim të yjësisë Ofiuco dhe është një gjigand kozmik i përbërë nga mijëra galaktika, gazra e masë të errët, të gjitha të mbajtura bashkë nga graviteti.

Lexo edheMbush 100 vjeç, martohet me një 20 vjeçare
Imazhi sipas tyre, mund të ndihmojë për të kuptuar se si vrimat e zeza që pozicionohen në qendër të galaktikave, ndërveprojnë me mjedisin rrethues duke e influencuar rrënjësisht.
Shpërthimi shpjegohet me çlirimin e materies dhe energjisë së jashtëzakonshme, me shpejtësi të afërta me atë të dritës dhe që përthithen nga vrima e zezë.














