back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMbërrijnë në Kosovë 100 mijë vaksinat Pfizer nga aleanca Covax

Mbërrijnë në Kosovë 100 mijë vaksinat Pfizer nga aleanca Covax

Të ngjajshme

Rritja e çmimit të energjisë, Hoti i ka opsion edhe protestat

Avdullah Hoti, sonte në Rubikon foli për shumë zhvillime...

Portieri shënon gol dhe kualifikon Benfican në play-off

Skuadra e Benficas ka shënuar fitore 4:2 ndaj Real...

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Sot kanë arritur 100, 620 vaksina Pfizer falë Aleancës Gavi të COVAX. Që nga arritja e 24, 000 dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38, 400 doza që morëm dy javë më parë, dhe 15, 000 doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit.

Vaksinimi është mjeti thelbësor dhe shpresa më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19.

100, 620 vaksinat e siguruara përmes COVAX janë një hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritme të shpejta dhe pandërprerë, sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë.

Sidoqoftë, pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar ende. Në ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë masat e mëposhtme të parandalimit – mbajtjen e maskave, distancën fizike dhe higjienën e mirë për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të kontribuar në parandalimin e humbjeve të jetës dhe komplikimeve serioze të shëndetit të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Të Fundit

Sport

ShowBiz