Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është rikthyer së fundi nga lëndimi.
Ai u paraqit fillimisht ndaj Manchester Cityt dhe mbrëmë në derbin lokal ndaj Atletico Madridit.
Ndërsa së fundmi francezi, mohoi zërat ku flitej se ai “nuk ju besonte” mjekëve të Real Madridit për t’u shëruar në Francë.
Ai më tutje tha së është i rikuperuar plotësisht.
Gjuri im është mirë. Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pavërteta”. “Jam 100% i shëruar. Në Paris më gjetën një diagnozë të mirë”, u shpreh Mbappe.
10-shi i Realit, tashmë do të grumbullohet me Kombëtaren e Francës, për dy ndeshjet miqësore ndaj Brazilit dhe Kolumbisë./IndeksOnline/