HomeSportMbappé hyn në histori: 22 gola në 22 ndeshje në Botëror, e...

Mbappé hyn në histori: 22 gola në 22 ndeshje në Botëror, e kalon Messin dhe thyen rekorde

Të ngjajshme

Ekskluzive: Ky është kosovari që u ekstradua nga Shqipëria, i dënuar me 11 vjet burgim për vrasje

Një shtetas kosovar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është...

KRU “Hidromorava” vazhdon shkyçjen e konsumatorëve me fatura të papaguara në Gjilan

KRU “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se ka vazhduar...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar...

Kylian Mbappé vazhdon ta shkruajë historinë e futbollit botëror.

Sulmuesi francez i realizoi dy gola në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë, duke e mbyllur Kupën e Botës 2026 me plot 10 gola, një shifër që nuk ishte arritur në një edicion të vetëm të Botërorit që nga viti 1970, kur Gerd Müller realizoi po aq gola.

Me këtë dygolësh, Mbappé ka arritur në kuotën e 22 golave në 22 ndeshje të luajtura në Kupën e Botës, duke e kaluar Lionel Messin, i cili i numëron 21 gola.

Argjentinasi e ka ende mundësinë ta rikthejë rekordin nëse shënon në finalen ndaj Spanjës, por aktualisht francezi është golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve.

Në të njëjtën kohë, ylli i Real Madridit është pranë fitimit të “Këpucës së Artë” të Botërorit 2026.

Me 10 gola, ai e kryeson listën e golashënuesve të turneut dhe është favorit absolut për ta mbyllur kompeticionin si golashënuesi më i mirë.

Edhe pse Franca u mposht 6-4 nga Anglia në ndeshjen për vendin e tretë, paraqitja individuale e Mbappés ishte spektakolare.

Në moshën vetëm 27-vjeçare, ai ka hyrë në historinë e Kupës së Botës dhe e ka vendosur një rekord që mund të zgjerohet edhe më shumë në edicionet e ardhshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz