back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeMbahet aksioni i madh i pastrimit në tërë Kosovën

Mbahet aksioni i madh i pastrimit në tërë Kosovën

Të ngjajshme

“88% e votuesve të regjistruar nga disaspora për votim me postë kanë pranuar fletëvotimet”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pothuajse ka përfunduar dërgimin...

SRKEK paralajmëron protestë në Kosova B: Pa punëtorë nuk ka energji

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të...

Nuk iu përfillën kërkesat për rroga, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të...

Balla: Sa herë që Kosova ka një festë, Berisha krijon kaos në Kuvend

Pas kaosit dhe tensioneve të shkaktuara në seancën plenare...
Let’s Do It Kosova, për të gjashtin vit me radhë, organizon sot aksionin e madh “Ta Pastrojmë Kosovën” ku pritet të marrin pjesë mbi 50 mijë vullnetarë, të cilët do të angazhohen për pastrimin e rreth 200 deponive ilegale të mbeturinave.

Aksionet, të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mos-hedhjen e mbeturinave në vendet joadekuate, do të nisin në orën 10:00,  nga qendra e secilit qytet të Kosovës.

Për aksionin e sotëm, Let’s Do It Kosova u ka bërë thirrje të gjitha komunave të Kosovës që të mobilizojnë sa më shumë qytetarë që munden, për ta shënuar këtë ditë, duke pastruar hapësirat ku ata jetojnë.

Po ashtu, nga komunat është kërkuar që të angazhojnë edhe makineri për t’i larguar deponitë me mbetje të ndryshme, e në veçanti ato më të rrezikshmet për shëndetin e qytetarëve.

Njëkohësisht, në mënyra të ndryshme u është bërë thirrje qytetarëve që të dalin të pastrojnë, qoftë përmes mediave sociale apo mesazheve në telefon që sot u janë dërguar më shumë se një milion qytetarëve nga “Vala”.

Hapja zyrtare e aksionit të 24 majit, si çdo vit bëhet në Prishtinë, në deponinë ilegale të mbeturinave, e cila ndodhet afër varrezave në lagjen “Arbëria”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz