back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasMbahen ​dëgjimet buxhetore në Dobroshec, Tërstenik dhe Drenas

Mbahen ​dëgjimet buxhetore në Dobroshec, Tërstenik dhe Drenas

Të ngjajshme

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...

Humbja e Shemsi Krasniqit: Policia konfirmon rastin në Prishtinë

Vdekja e papritur e Shemsi Krasniqit, i njohur si...
- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga drejtor të Drejtorive Komunale, kanë mbajtur dëgjimet buxhetore në Dobroshec, Tërstenik dhe Drenas për të shpalosur synimet e Komunës për planifikimin e buxhetit për vitin 2018-2020 dhe kanë marr nga qytetarët kërkesat e tyre për projektet që janë ne interes të vendbanimeve ku ata jetojnë.

- Advertisement -

Fillimisht, kryetari Lladrovci ka mbajtur dëgjimin e buxhetit në Dobroshec, ku ishin pjesëmarrës përfaqësues të fshatrave; Dobroshec, Godanc, Gradicë, Likoshan, Gllanasellë dhe Ҫikatovë e Vjetër. Para të pranishmëve Kryetari Lladrovci ka shpalosur draft listën e investimeve kapitale për vitet 2018-2020 dhe informatën e ndarjes së buxhetit për këto vite, ndërsa të pranishmit kanë pasur mundësinë të propozojnë idetë e tyre për projektet që janë në interesin e tyre.

Takimi për planifikimin e buxhetit është mbajtur edhe në Tërstenik me banorët e fshatit Tërstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë e Polluzhë, që po ashtu pjesëmarrësve i është shpërndarë draft-lista e propozuar për investimet kapitale për vitet 2018-2020, ndërsa pjesëmarrësit kanë propozuar kërkesat e tyre për projektet kapitale nga buxheti i Komunës. Takimi ka vazhduar pastaj në Drenas me banorët e Drenasit I, II dhe III, Gllobarit, Shtrubullovës, Poklekut të Ri dhe të Vjetër si dhe me banorët e fshatit Vasilevë.

Të pranishmit janë njoftuar për planifikimin e buxhetit të Komunës për vitin 2018 dhe planifikimin për vitin 2019 dhe 2020, ndërsa Kryetari Lladrovci ka thënë se do të këtë investime jo vetëm në listën që qytetarët kishin para vetës, por edhe projekte nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga donatorë të huaj, sidomos në hapjen e fabrikave për krijimin e vendeve të reja të punës.

Buxheti i Komunës për vitin 2018 do të jetë mbi 14 milion euro, një milion euro më shumë së të këtij viti, ndërsa mbi 4 milion do të shpërndahen për projektet që janë në interesin e komunitetit. Takimet me banorë për planifikimin e buxhetit do të vazhdojnë edhe nesër (25.08.2017) me banorët e fshatit Baicë dhe fshatrat Abri, Tërdec, Damanek e Krajkovë në shkollën e fshatit Baicë duke filluar nga ora 10:00. Pastaj po këtë ditë takimi do të mbahet për dëgjimin buxhetor në shkollën e fshatit Arllat duke filluar nga ora 13:30 me banorët e fshatit Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuҫak dhe Gjergjicë, ndërsa duke filluar nga ora 15:00 në shkollën e Komoranit do të mbahet dëgjimi buxhetor me banorët e Komoranit, Kizhnarekës, Nekocit, Fushticës së Ulët, Fushticës së Lartë, Sankocit, Korroticës së Ulët, Korroticës së Lartë, Zabelit të Ulët dhe Zabelit të Lartë.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz