back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaSportMavraj flet për Evropianin, Kolnin, Ramazanin, të dashuren…

Mavraj flet për Evropianin, Kolnin, Ramazanin, të dashuren…

Të ngjajshme

Policia konfiskoi 13 armë gjatë javës së kaluar në Pejë

13 armë janë konfiskuar gjatë javës së kaluar nga...

Angelov: Një degë e zjarrit në Jasen është ende aktiv

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe...

Mërgim Mavraj (30 vjeç) është person me fat, pasi së shpejti do të zgjasë kontratën me klubin e tij, FC Koln, që momentalisht është e vlefshme deri në 2017. Në një intervistë të gjatë për gazetën më të madhe gjermane, “Bild”, ai ka sqaruar shumë gjëra rreth të ardhmes në futboll, por edhe dallimet mes kulturës shqiptare dhe gjermane.

Mavraj, para katër javëve deklaruat se ju mungonte fuqia, pas mbarimit të Kampionatit Eueopian. A ndiheni tani më ndryshe?

Po, jam në top-formë dhe nuk kam më probleme. Por përgatitjet për KE, skualifikimi dhe vetëm dy javë pushim për të filluar stërvitjet ishin të lodhshme. Kur luajta futboll me nipin tim, një kundër një, më dha gol pas vetëm një minute.

Si kaluat me ramazanin gjatë “Euro 2016”?

Agjërova para dhe pas ndeshjeve, ndërsa gjatë ditëve kur kishim lojë jo. Gjatë kohës së Europianit jam dobësuar 2.5 kilogramë. Tani jeni titular, edhe pse para pak kohësh luftonit për karrierën tuaj, pas lëndimit… Jam falenderues sesi i kalova gjithë ato gjëra të rënda që më ndodhën; lëndimi në gju, por edhe vdekja e babait. Erdhën papritur dhe ishte e vështirë, por me punë dhe ambicie i tejkalova. Shpërblimin ma ka dhuruar i madhi Zot.

Në Shqipëri jeni pritur si heronj, përkundër faktit se skualifikuat nga faza e grupeve të “Euro 2016”…

Kampionati Europian më ka përulur. Shikoni: Kur njerëzit, të cilët nuk kanë çfarë të hanë dhe dalin në rrugë për të festuar, më bëjnë shumë me fat. Dhe më shumë me fat, që unë mund të jem futbollist. Ne tani përpiqemi të kualifikohemi në Kampionatin Botëror.

A do vijoni kontratën në FC Koln?

Ka pasur bisedime për të ardhmen time. Çka mund të them tani është se klubi është i kënaqur me mua dhe unë me klubin. Gjithashtu, jam i dashur edhe për tifozërinë. Unë i jam shumë, shumë mirënjohës FC Koln. Kam mësuar shumë, kam fituar vetëbesim, sidomos në kohën time të vështirë. Sigurisht, e imagjinoj veten duke rinovuar kontratën këtu.

A ka ndryshuar roli juaj te FC Koln?

Këmba ime në ekip është bërë ndoshta më mirë. Dy vjet më parë kam ardhur nga Bundesliga 2, Greuther Fürth, ndaj më duhej të luftoja për një vend në formacion. Tani kam marrë pjesë në finalet e një Kampionati Europian. Pas “Euro 2016” kthehem më i sigurtë, për të punuar me shumë besim. Kisha një vend të rregullt në formacionin e Shqipërisë, në Europian, por kjo nuk është e garantuar përgjithmonë. Çdo njeri duhet të luftojë vazhdimisht. Por, unë ndjehem me të vërtetë mirë, i fortë. Më i pjekur.

Mbi të gjitha, keni një mbështetje të sigurtë nga tifozët. Nëpërmjet një mesazhi-video, ata po mundohen t’ju gjejnë edhe grua në Facebook…

Kjo është një gjë shumë personale. Kohët e fundit i kam takuar tifozët në qytet dhe vërtet disa prej tyre janë të interesuar për këtë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Besoj se jam një djalë i madh dhe meritoj të gjej një grua të bukur.

A keni një të dashur?

Jo!

Pse jo?

Ka shumë gra të ndershme e të mira dhe është e vështirë të gjesh të duhurën. Unë jam shqiptar i rritur në Gjermani. Mendoj si gjermanët, por kultura shqiptare më ndjek hap pas hapi.

Si janë shqiptarët?

Besnikë në shoqëri dhe në fjalë, gjithashtu shumë të përzemërt. Këtë e kemi vërejtur pas stërvitjeve, kur keni puthur fëmijët e huaj… Fëmijet te shqiptarët janë shumë të shtrenjtë. Nëse ti je xhaxha, nuk bën dallim me fëmijët e tu. Kur unë shikoj fëmijë të vegjël, më futet menjëherë në zemër. Fëmijët në kulturën tonë kanë një vend të posaçëm, por nuk janë të arsimuar si në Gjermani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz