back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditMatura 2025 nis të martën, maturantët drejt provimit të parë mes përgatitjeve...

Matura 2025 nis të martën, maturantët drejt provimit të parë mes përgatitjeve intensive

Të ngjajshme

Ditë tragjike në Turqi, dy aksidente rrugore, 16 të vdekur dhe 30 të plagosur

Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u...

Muslija asiston në fitoren e Dusseldorfit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka bërë...

Mbappe “heroi” i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit

Real Madridi mezi ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj...

Dosja Jeffrey Epstein: Në një email përmendet edhe emri i Behgjet Pacollit

Dosja Jeffrey Epstein, ku mesazhet janë publikuar nga Departamenti...

Ja çfarë rasti ka humbur Mbappe

Po zhvillohet aktualisht ndeshja midis Real Madridit dhe Rayo...

Të martën do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2025. Maturantët janë në ditët e fundit të një periudhe përgatitore intensive që ka shërbyer për të përforcuar njohuritë e tre viteve të gjimnazit. Shkollat kanë organizuar konsultime të rregullta dhe testime prove të ndërtuara sipas strukturës zyrtare të provimeve.

Përgatitja ka nisur që në fillim të vitit dhe është intensifikuar veçanërisht gjatë muajve të fundit, me theks tek zgjidhja e tezave të viteve të mëparshme, menaxhimi i kohës dhe respektimi i rregullave të testimit. Testet provë janë zhvilluar në kushte të ngjashme me ato të provimit real, për të ndihmuar nxënësit të përshtaten me ritmin dhe disiplinën që kërkon matura.Sa i përket lëndëve me zgjedhje, shumica e maturantëve janë orientuar drejt atyre me karakter shkencor, si informatika, ose kanë ndjekur lëndë të tjera më të njohura në vite si ekonomia dhe qytetaria, bazuar në interesat personale dhe synimet universitare.Matura 2025 pritet të ndiqet me interes të lartë, pasi për mijëra të rinj kjo përfaqëson hapin vendimtar drejt studimeve të larta dhe ndërtimit të së ardhmes së tyre profesionale.

Të Fundit

Sport

ShowBiz