back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeMatoshi godet Edi Ramën: Ndihmat humanitare nuk doganohen as në gjendje lufte

Matoshi godet Edi Ramën: Ndihmat humanitare nuk doganohen as në gjendje lufte

Të ngjajshme

Gol në derbi, Juventusi në epërsi ndaj Interit

Skuadra e Juventusit ka shënuar gol ndaj Interit, në...

Elton John shqetëson fansat, publikon një foto nga spitali

Elton John ka shkaktuar shqetësim te disa prej fansave...

Dafina e bën zemrën “guri”, gati zbulon portretin e djalit të saj (Foto)

Interpretuesja e shumë hiteve, Dafina Zeqiri ka ndarë me...

Selmanaj dëgjon shqetësimet e banorëve të lagjes Arbana: Bashkë e ndërtojmë Prizrenin

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj,...

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që taksa rrugore prej pesë eurove duhet të paguhet nga të gjithë, përfshirë edhe ata që sjellin ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Matoshi e ka quajtur deklaratën e Ramës të zhveshun nga morali politik dhe dinjiteti qytetar.

Ai përmes Facebook-ut ka shkruar se ndihmat humanitare nuk doganohen askund në botë madje as gjendje lufte.

“Ndihmat humanitare askund në botë nuk doganohen nga shteti, madje edhe në luftë palët ndërluftuese garantojnë korridore humanitare, kurse Kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se rruga duhet të paguhet 5 euro nga të gjithë ata që sjellin ndihma”, ka shkruar Matoshi.

Matoshi ka bërë thirrje që taksa rrugore e “Rruhës së Kombit” të pezullohet për të gjithë qytetarët.

“Taksa rrugore prej 5 euro duhet të pezullohet për të gjithë qytetarët, sëpaku aq sa zgjasin operacionet humanitare, kërkim-shpëtimi, ndihmat dhe zhvendosja eventuale e familjeve të pastreha në Kosovë”, ka shkruar ai.

Sot Kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur t’i japë një porosi direkte Behgjet Pacollit duke i kërkuar që t’ua bëjë me dije kosovarëve që të mos e kërkojnë heqjen e tarifës rrugore. Ai ka thënë se ata që çojnë ndihma i paguajnë edhe 5 euro.

“Tarifa te rruga është detyrim i të gjithëve dhe ka të bëjë me shërbimin e infrastrukturës, me sigurinë rrugore dhe me shtetin, tashi në qoftë se vjen me zemër për të dhënë shumë më tepër sesa ato 5 euro, 5 euro nuk janë një diskriminim ato paguhen në të dy anët e kufirit dhe ne edhe në Kosovë dhe në Shqipëri do të shkojmë drejt rrugëve me pagesë siç i ka gjithë bota. Kjo është e para dhe ato 5 euro janë kontribut i të gjithëve për shtetin vetveten në kuptimin e garancisë së shërbimit. Është e pabesueshme kjo histori, nuk e kuptoj dot si mund të lidhen këto gjëra”, ka thënë Rama./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz