Xhiroja e fundit e Superligës do të jetë mjaft interesante në futbollin e Kosovës. Në fakt vëmendja është tek skuadrat në fundin e tabelës të cilat synojnë që të arrijnë mbijetesës në Superligë.
Fatin e Vushtrrisë mund ta kenë njëra nga këto tri skuadra, Istogu, Drenica apo Drita.
Në vazhdim mund të lexoni variantet se si skuadrat rrezikojnë të bien nga liga dhe matematike se si ato mund të mbijetojnë.
Istogut i duhet vetëm fitorja në “Bajram Aliu” ndaj Drenicës, për të siguruar barazhin. Çdo rezultat tjetër i largon ata nga Superliga.
Nëse Istogu fiton, atëherë ata barazohen me pikë me Drenicën (nga 37), mirëpo ndeshjet e ndërsjellta flasin në të mirë të “Troftave”, prandaj do të dilnin mbi skuadrën e Fadil Ramës.
Drenica mund të mbetet në barazh edhe vetëm me një barazim. Nëse humb, atëherë ata barazhin e sigurojnë vetëm nëse Drita humb nga Gjilani, ose edhe barazon.
Nëse Drenica humb, dhe Drita barazon me Gjilanin, këto dy skuadra do të kishin nga 37 pikë, por në këtë rast, rezultatet e ndërsjellta, favorizojnë Drenicën që ka dy fitore ndaj një të Dritës.
Drita siguron barazhin nëse mposhtë Gjilanin. Në të kundërtën, nëse humb nga Gjilani, Drita mbetet në barazh vetëm nëse Istogu humb nga Drenica./Indeksonline/