back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajme“Mashtrues”, “vitra para zgjedhjeve”: Komentuesit zbërthejnë “hilen” e Kurtit me 100 eurot

“Mashtrues”, “vitra para zgjedhjeve”: Komentuesit zbërthejnë “hilen” e Kurtit me 100 eurot

Të ngjajshme

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, shkak punimet në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndarja e 100 eurove për studentët, Peci: Kurti po ndjen pasiguri në vetvete

Analisti, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 për...

Ukraina dënon me burgim të përjetshëm ushtarin rus

Një gjykatë ukrainase ka dënuar me burgim të përjetshëm...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të enjten njoftoi se është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Pos njoftimit në Facebook, Kurti u dërgoi edhe mesazhe telefonike studentëve për t’i njoftuar për procesimin e pagesës, raporton klankosova.

Por, komentuesit po mendojnë se kjo “dorë e çlirë” e Kurtit e ka një hile prapa.

Shumë nga po dyshojnë se kjo pagesë po bëhet si tentim për të blerë vota në prag të balotazhit të 9 nëntorit.

“Si i pa dinjitetshem e pa karakter qe eshte, mendon se studentat do shesin veten dhe vullnetin e tyre me 100 euro nga taksat tona. Vetem ata qe shiten e blihen si Kurti mendojne se edhe te tjeret mund ti blen me pare. Ky eshte korrupcion i paster elektoral por perseri do humbësh”, thotë ndër të tjera një nga lexuesit.

Të tjerët janë më të shkurtër në komente, por që një gjë e kanë të përbashkët: dyshimin se këto para po jepen për vota. “Qe me qa mirret ni kryeminister me Vitra 3 dit para zgjedhjeve”“Blerje votash”“Deri kur more do të keqpërdoren paratë e taksapaguesve për blerje votash?!”“Ta kishin bo PDK ose LDK ne kohen e vet ket veprim, athu si do ti kishit quajtur ju???”.

“Sa % kthehen ne vota se?”, “Apo ti hajn foret edhe rrenat ooo mashtrus”, “Jau ke kalu atyne “hajnave” qe i blejshin votat”, “100 euro për me harru 4 vjet dështime?”, “O nale doren kryeminister se boll na nimove… Masi na i ndertove 4 000 banesa, 160 qerdhe, na bane buken ma lire, qumshtin e te gjitha gjerat ushqimore i zbrite, po besa edhe rrymen e zbrite se ato 4000 banesat po rrin mire mbi qymyr. Shko merre familjen nga Norvegjia biri te knaqen me neve, maruen atje te arushat ne Norvegji”.

“Korruption me taksat e qytetarve për qellime elektorale – me vitra as nuk shiten as nuk blehen qytetaret e ndershem- „ pushtet kriminal e uzurpator“! Qeverisje qe do përshkruhet ne faqet e zeza te historisë!”, janë vetëm disa nga qindra komentet që Kurti ka marrë në njoftimin për 100 eurot studentore.

Veç tyre, për qëllimin e dyshimtë të Kurtit për këto “vitra” e kanë komentuar gjatë ditës edhe politikanë e analistë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz