BallinaLajmeMASHT’i do ta vlerësojë performancën e mësimdhënësve në mbarë Kosovën me pak...

MASHT’i do ta vlerësojë performancën e mësimdhënësve në mbarë Kosovën me pak inspektorë

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Me vetëm 21 inspektorë të arsimit do ta nisë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) vlerësimin e performancës së mësimdhënësve në muajin shtator.

Për këtë vlerësim MASHT-i thotë të jenë në fazën finale të përgatitjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltari në MASHT, Valmir Gashi, e ka pranuar se numri i inspektorëve me të cilët është planifikuar të bëhet vlerësimi është i vogël por, sipas tij, me miratimin e projektligjit për Inspektoratin e Arsimit do të shtohen inspektorët.

Vlerësimi i mësimdhënësve do të bëhet përmes pyetësorëve dhe do të përmbajë 4 komponentë.

“Numri i inspektorëve është i vogël kur e dimë që është një proces që kërkon më shumë, por procesi do të fillojë me inspektorët aktualë që kemi. Përgatitjet për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve janë në fazën finale, dhe planifikohet të fillojë me fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Gashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz