back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeMAShTI, ka një njoftim të ri për mësimin online

MAShTI, ka një njoftim të ri për mësimin online

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë të ditur se janë duke bërë xhirimet nga klasa e 1-9 edhe gjatë kësaj jave dhe se procesi i xhirimit të njësive mësimore po bëhet me ritëm të lartë.

Sipas tyre nga e hëna do të filloj mësimi edhe për klasat e 9-ta.

Ky është njoftimi i plotë nga MAShTI:

MAShTI ka vazhduar xhirimet për njësi mësimore edhe për klasat 1-9.

Tashmë procesi i përgatitjes së përmbajtjes për më     ësim në distancë po vazhdon me ritëm të lartë.

Për klasat 1-5 po përgatiten përmbajtjet mësimore për 4 lëndë mësimore.

Për klasën e 6-të (8 lëndë).

Për klasët 7-9 (nga 9 lëndë).

Kemi filluar gjithashtu prodhimin e video-mësimeve në gjuhë turke dhe boshnjake.

Nga e hëna mësimi transmetohet për klasat 1-9, gjuhë dhe matematikë, ndërsa nga 6 prilli, do të kemi një transmetim shumë më të dendur duke përfshirë mbi 70% të të gjitha lëndëve për të gjitha klasat.

MAShTI ka dërguar kërkesë tek DKA-të në komunat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serbë që edhe ata të dërgojnë mësimdhënës në Prishtinë për prodhimin e video materialeve në gjuhën serbe, por nuk kemi marrë përgjigje.

Gjatë javës gjithashtu është funksionalizuar ëeb-i http://emesimi.rks-gov.net, i cili ju dërgon direkt te kanali zyrtar i MAShTI-t në YouTube, ku mund t’i gjeni të gjitha mësimet që transmetohen në RTK1 dhe RTK4. Kemi marrë vendim që të gjitha mësimet të jenë si burim i hapur (open source) për çdo medie, me kusht që ato nuk monetizohen dhe modifikohen.

Po punohet instenzivisht në një platformë tjetër, e cila do të ofrojë të gjitha platformat e vendit dhe rajonit, si materiale ndihmëse për mësimin online.Kemi përgatitur udhëzuesit e organizmit të mësimit online për të gjitha komunat e Kosovës.

 

 

Kemi përgatitë udhëzuesit për komunikim nga nxënësi/prindi deri tek MASHTI, hallka këto që mbajnë aktiv të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit duke i obliguar gjithashtu edhe për zingjirin e raportimit.

Kemi mbajtur konferencë virtuale me DKA-të.

Kemi qenë në komunikim me të gjithë rektorët e universiteteve private dhe publike dhe në bazë të raporteve që kemi, vijimi i mësimit online është i kënaqshëm.

Kemi dorëzuar në MFT propozimin e MASHTI-t për grantin specifik të komunave për arsim.

MAShTI në muajin shkurt ka trajtuar kërkesën e Institutit Albanologjik për ribotimin e veprave të prof. Anton Çettës, me rastin e 30 vjetorit të aksionit të pajtimit të gjaqeve dhe 100 vjetorit të lindjes së tij. Kjo kërkesë është përfshirë në buxhetin e Institutit Albanologjik për vitin 2020.

Për shkak të pandemisë COVID – 19, kemi shtyrë afatin për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekste shkollore, mjete mësimore, lektyrë shkollore dhe dokumentacion pedagogjik, nga shtëpitë botuese, deri me datë 17 prill 2020.

Orarin e transmetimit në RTK të mësimit në distancë do të bëjmë publik të hënën, më 30 mars 2020.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz