BallinaMASHT-i toleron kolegjet "AAB" dhe “Iliria” që të regjistrojnë studentë jashtëligjshëm

MASHT-i toleron kolegjet “AAB” dhe “Iliria” që të regjistrojnë studentë jashtëligjshëm

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të parandaluar shkeljen e akteve juridike që rregullojnë regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore nëpër kolegjet private.

Kjo i ka hapur mundësi regjistrimit të studentëve në dy kolegje private, në nivelin bachelor, për këtë vit akademik, edhe pas afateve që Ministria ka përcaktuar përmes këtyre akteve ligjore.

Burime të “Kohës Ditore” brenda Ministrisë kanë konfirmuar se nga 25 Bartës Privatë të Arsimit të Lartë (BPrAL) sa funksionojnë si të licencuar në Kosovë, dy prej tyre nuk i kanë dorëzuar as gjatë javës së shkuar librat amëz të studentëve të regjistruar, ndonëse këtë është dashur ta bënin para dy javësh.

E për këtë janë në dijeni të gjitha strukturat udhëheqëse të Ministrisë, meqë u është dorëzuar dokumenti me të dhënat ku sqarohet se cilat kolegje private kanë dorëzuar listat e studentëve të regjistruar e cilat jo. /koha.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz