back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeMASHT-i mohon që testi i maturës u shpërnda online, nuk arriti të...

MASHT-i mohon që testi i maturës u shpërnda online, nuk arriti të vendosë zhurmuesin e valëve

Të ngjajshme

Hap pas hapi, arratisja si nëpër filma e Taulant Tomës nga burgu në Milano

Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga arratisja e 41-vjeçarit...

Canaj: Vonimi i listës së VV-së lidhet me radhitjen dhe peshën e kandidatëve

Blerim Canaj, ish-diplomat, ka folur lidhur me publikimin e...

E tejkaloi kancerin e gjirit, rikthehet Jessie J

Jessie J u tregua e guximshme ndërsa u rikthye...

Maturantët e rajonit të Prishtinës janë mobilizuar që të kopjojnë për testin e Maturës, ku pjesa e parë e këtij testi do të mbahet sot, ata kanë krijuar grupe të ndryshme në rrjetet sociale si Facebook, Viber e të tjera.

Ashtu sikur viteve të kaluara në grupet e krijuara maturantët pritet të shkëmbejnë pyetjet dhe përgjigjet e testeve kështu duke ndihmuar njëri-tjetrin që ta kalojnë këtë test të arritshmërisë.

Por kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Fehmi Hysenaj ka thënë për Telegrafin se maturantët nuk do të mund të hyjnë në test me telefona kështu që gjasat për kopjim janë të vogla.

“Asnjë komisioner nuk do të fillojë testimet pa u siguruar që asnjë nxënës të mos ketë telefon, pyetjet maturantët ende nuk i kanë marrë do të fillojnë të shpërndahen pas orës 10:00”, deklaroi Hysenaj.

Ai bëri të ditur se për shkak të procedurave të Bankës Botërorë, nuk kanë arritur që t’i ndalin valët e telefonave në objektet ku mbahet testi i maturës.

Ndërkohë Telegrafi më herët ka raportuar për krijimin e grupeve të maturantëve, grupe këto ku janë qindra anëtar dhe që pritet të komunikojnë njëri me tjetrin pas fillimit të testit të Maturës. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz