back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeMASHT del me njoftim për prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e...

MASHT del me njoftim për prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria

Të ngjajshme

Mendimi për motin: Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Mendimi për motin – 9.09.2025 Vransira kalojnë më shpesh gjatë...

Ministrja suedeze përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp

Një incident shqetësues ndodhi gjatë një konference për shtyp...

Shukri Buja prezanton rikthimin e Tregut të Gjelbër në Lipjan

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar...

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, si dhe nga vendet tjera të banuara me shqiptarë, të cilët kanë fëmijë të regjistruar në shkollat e Republikës së Kosovës, kanë të drejtë të aplikojnë për subvencionim për tekste mësimore dhe materiale shkollore.

“Për qytetarët rezidentë në Republikën e Kosovës nga këto rajone, të cilët për shkak të mungesës së dokumentacionit nuk mund të kryejnë aplikimin përmes platformës e-Kosova, sqarojmë se, platforma e-Kosova është e ndërlidhur me Regjistrin e Personave me Lejeqëndrim”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Për të realizuar me sukses aplikimin, është e domosdoshme të plotësohen dy kushte:

1. Numri i lejeqëndrimit të prindit aplikues duhet të jetë i ndërlidhur me numrin personal të fëmijës, të regjistruar në Regjistrin Civil. Në rast të mospërputhjes, prindi duhet të paraqitet në zyrën e gjendjes civile për të bërë ndërlidhjen e numrit personal të prindit me atë të fëmijës.

2. Xhirollogaria bankare duhet të jetë në emër të prindit aplikues dhe e raportuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) me numrin personal të lejeqëndrimit.

Pasi të jenë përmbushur këto dy kushte, aplikimi në platformën e-Kosova do të mund të realizohet me sukses.

Për çdo paqartësi ose për ndihmë gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi të kontaktoni institucionet përkatëse ose të vizitoni faqen zyrtare të MAShTI.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz