BallinaLajmeMasat ndaj Kosovës, Rohde: Goditën njerëzit e gabuar – duhet të hiqen...

Masat ndaj Kosovës, Rohde: Goditën njerëzit e gabuar – duhet të hiqen por disa shtete të BE-së janë skeptike

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur rreth sanksioneve ndaj Kosovës. Sipas tij, mosndjekja penale e Milan Radojçiqit mund të jetë një ndër arsyet e stagnimit të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Këto komente Rohde i bëri në “Rubikon” ku tha po ashtu se sanksionet kanë targetuar tek njerëzit e gabuar.

“Masat, dua të them se Gjermania, pozita jonë është dhe mbetet që masat duhet të hiqen, sepse ato i kanë targetuar njerëzit e gabuar. [Pse nuk po hiqen?] Sepse janë disa vende në BE që janë skeptike, ato janë dashur të hiqen vitin e kaluar, dhe përsëri ka pasur disa masa kundër institucioneve”, tha ai,

Megjithëse, sipas tij, të njëjtat nuk po hiqen për shkak se disa vende në Bashkimin Evropian janë ende skeptikë.

“E dini, mund ta lexoni në çdo deklaratë, se bëjmë apel për ndjekje penale të Milan Radoiçiqit, por kjo nuk ka ndodhur, dhe ndoshta kjo është ndër arsyet pse nuk përparojnë bisedimet BE-Serbi. Ne duam që sundimi i ligjit të zbatohet”, tha ambasadori në largim.

Siç tha ai, kur veprimet janë shqetësuese, vendosen sanksionet.

“Thuhet se veprimet shqetësuese vendosin sanksione në Kosovë, për shkak të obligimeve. Sepse nëse jo, ndodhin shtrëngime në raporte, dhe kjo do të thotë se gjendja nuk është në rregull. Por kjo s’do të thotë se Gjermania nuk është partner i ngushtë me Kosovës, sepse jemi dhe do të jemi”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz