back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMasat e reja për gastronomët: A do iu jepet mundësia artistëve të...

Masat e reja për gastronomët: A do iu jepet mundësia artistëve të këndojnë në dasma këtë verë?

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ditën e djeshme u takua me gastronomët për të biseduar lidhur me masat e reja. GazetaBlic ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë duke i pyetur se a i përfshin artistët e estradës këto masa të reja dhe a mund të ndodh të lejohet mbajtja e ahengjeve edhe pak këto ditë vere po me respektimin e rregullave për mbrojtje nga Covid-19.

Rreth zhvillimeve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë për masat e reja që ka paralajmëruar për gastronomët. A mund të më jepni detaje për ahengjet dhe eventet se a do të mbahen dhe a do iu jepet mundësia artistëve të këndojnë në dasma këtë verë?

‘Tash për tash mbesin në fuqi masat e mehershme të ndërmarra nga Ministria e shendetësisë përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me ndalimin e mbajtjes se ceremonive të ndryshme dhe ahengjeve te organizuara. Së fundi, në takimin e fillimit të kësaj jave ne Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situates rreth Covid-19 janë trajtuar disa tema dhe ka pasur edhe disa rekomandime për disa masa shtese që lidhen me kontrollin për bartje të maskave të klienteve që hyjnë në markete e qëndra të mëdha, bartjen e shportes (karrocës) nga klientet si një mjet për mbajtje të një lloj distance midis klienteve dhe disa masa te tjera, të cilat mund të bëhen vendime nëse inspektoratet përgjegjëse konstatojne se mund t’i mbikqyrin dhe mund të zbatohen. Megjithatë, ato ende janë vetëm rekomandime deri në ndonjë vendim të Qeverisë. Situata epidemiologjike është ajo që dikton edhe marrjen e masave të reja, lirimin apo shtrengimin e tyre, varësisht prej numrave që dalin nga testimet dhe numrat e të spitalizuarve’, është prononcuar MSh-ja për GazetaBlic.

Të Fundit

Sport

ShowBiz