back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaBujqësiMasat e reja, ja si po planifikon qeveria kosovare ta mbrojë tokën...

Masat e reja, ja si po planifikon qeveria kosovare ta mbrojë tokën bujqësore

Të ngjajshme

Yamal nuk ushtroi sot me ekipin, kjo është gjendja e 10-shit të Barçës

Alarm i vogël në shtëpinë e Barcelonës. Sulmuesi i...

KQZ e pezulloi si parti, AKR thotë se kuvendin pritet ta mbajë në mes të prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot pezullimin e...

Fluturime direkte OSLO– PRISHTINE dhe anasjelltas me Reisebüro Prishtina

Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar...

FFK zhvillon takim me ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashani – infrastruktura mbetet prioritet

Sot, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës zhvilluan...

Ministri i Bujqësisë Faton Peci mori pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi, konferencë kjo e cila mbahet në Berlin dhe organizohet nga Ministria Federale për Ushqim dhe Bujqësi në bashkëpunim me Senatin e Berlinit.

“Cilësia e tokës bujqësore dhe siguria ushqimore ishte tema e këtij viti ku u zotuam se përmes politikave tona bujqësore do të angazhohemi që t’i adresojmë shqetësimet të cilat lidhen me cilesinë e tokës, sigurinë ushqimore, mbrojtjen e biodiversitetit, ruajtjen e tokës nga degradimi si dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të saj me c’rast u miratua edhe Deklarata e Përbashkët e shteteve pjesëmarrëse e titulluar “Shfrytëzimi i Qëndrueshëm i Tokës: Siguria Ushqimore fillon nga toka”, shkruajti Peci, raporton Syri.net Kosova.

“Përmes adresimit tim online në këtë forum, theksova disa nga hapat e ndërmarrë në lidhje më tokën bujqësore duke u nisur nga themelimi i Task Forcës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Tokës Bujqësore nga ndërtimi dhe hartimi dhe miratimi i Koncept – Dokumentit për Tokën Bujqësore.

Gjatë këtij viti do të finalizohet Ligji për Tokën Bujqësore i cili rregullon menaxhimin e tokës bujqësore përfshirë edhe atë në pronësi shoqërore.

Pjesë e agjendës legjislative të këtij viti është dhe Koncept-Dokumenti për Rregullimin e Tokës i cili do të rregullojë konsolidimin / komasacionin e tokës.”, ka përmendur më tej hapat konkretë kreu i MBZHR-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz