BallinaRegjionaleMitrovicëMasakra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë/ Shkëlzen Gashi kërkon të shkruhet...

Masakra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë/ Shkëlzen Gashi kërkon të shkruhet emri i romes pesëvjeçare në pllakën përkujtimore

Të ngjajshme

AARC pret në takim pune Glauk Konjufcën, theksohet bashkëpunimi strategjik me diasporën shqiptaro-amerikane

Këshilli i Miqësisë Shqiptaro-Amerikane (AARC- Albanian American Relations Council)...

Ndodhet jashtë vendit për shërim, vjen lajmi i fundit nga këngëtarja shqiptare

Pas disa ditësh shqetësimi për gjendjen e saj shëndetësore,...

Rama publikon pamje të bagerëve duke rrënuar shtëpi pa leje në Hajvali

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga...

Më 13 mars 1999 në masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë janë vrarë shtatë qytetarë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Në Mitrovicë është vendosur një pllakë përkujtimore ku figurojnë vetëm gjashtë emra të shqiptarëve të vrarë; ndërsa emri i romes pesëvjeçare, Elizabeta Hasani, nuk figuron, njofton Klan Kosova.

Shkëlzen Gashi ka kërkuar që të përfshihet edhe emri i saj në këtë pllakë përkujtimore.

“Edhe fotografia e fotografit Tylor Hicks e dëshmon se në Tregun e Gjelbër është vrarë edhe një fëmijë pesëvjeçar. Ky fëmijë është ELIZABETA HASANI. Çikë. Pesë vjeçe. Rome. E bija e Isës dhe e Nadës. Por, në pllakën përkujtimore të ngritur nga Komuna e Mitrovicës në qendër të qytetit, figurojnë vetëm emrat e GJASHTË shqiptarëve të vrarë. Nuk figuron romja pesëvjeçare ELIZABETA HASANI. Edhe në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kur prezantohet kjo masakër, figurojnë vetëm GJASHTË shqiptarët e vrarë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz