Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Georgiy Borzov e kishte dërguar fotografinë e gruas së tij Anna, tek vajza e tyre Valeriya, 22, derisa çifti po pinin verë në tubimin festiv në qytetin gjerman.
Por, vetëm disa minuta më vonë, tregu u përfshi nga një gjakderdhje kur vrasësi xhihadist, Anis Amri u fut me kamionin e tij përmes turmës, duke mbytur 12 veta, përfshirë edhe prindërit e Valeryas, të cilët vdiqën nën rrotat e kamionit.
Ajo kishte harruar për të marrë me vete telefonin e saj celular me çka edhe e kishte parë fotografinë, rreth dy orë më vonë, kur nëna dhe babai i saj veçse ishin të dy të vdekur.
Sipas saj, përcjell Telegrafi, ka qenë një vendim spontan i tyre për të marrë pjesë në festë, atë natë. Ata nuk e kishin planifikuar.
“Pak para orës 9 në mbrëmje, në telefonin e të dashurit pamë një lajm që kishte të bënte me ngjarjen e tillë. Desha tu telefonoja por nuk u shqetësova shumë për faktin se nuk mund t’i merrja. Pas një ore, u kthyem në hotel dhe e pash fotografinë e nënës në telefon. Provova të dy telefonat, asgjë. Telefonova fqinjët të cilët më thanë se vetura e tyre nuk ishte në parking. Nuk doja të ngutesha për në shtëpi sepse nuk doja të “ndjellja” diçka të keqe. Por isha e shqetësuar”.
Valeria, një studente stomatologjie në Berlin, kishte tentuar të telefononte prindërit gjatë gjithë natës, por pa sukses. Vetëm një ditë më pas ajo e kuptoi të vërtetën e tmerrshme që u kishte ndodhur atyre.