back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeMasa të jashtëzakonshme të sigurisë rreth hotelit ku do të flejë Joe...

Masa të jashtëzakonshme të sigurisë rreth hotelit ku do të flejë Joe Biden (Foto)

Të ngjajshme

OVL e UÇK-së mban sot konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Shtufi: 3-4 mijë shqiptarë në Zvicër janë milionerë

Publicisti, Pal Shtufi ka ndarë një statistikë interesante gjatë...

Policia jep detaje rreth aksidentit të rëndë autobus-veturë në Klinë

Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident i rëndë trafiku...

Organet e sigurisë janë mobilizuar që të ofrojnë masa të jashtëzakonshme të sigurisë në qendër të Prishtinës.

Pranë hotelit “Swiss Diamond”, ku do të qëndrojë zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, janë shtuar masat e sigurisë, njofton lajmi.net

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës shihen ngado. Gjithashtu edhe persona nga sigurimi amerikan.

Ata kanë futur nën kontroll e tërë pjesën që rrethon hotelin dhe po e vëzhgojnë çdo lëvizje rreth tij.

Gjithashtu është ndaluar qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë.

Banorët në ndërtesat pranë hotelit, i është kërkuar që rrallojnë lëvizjet dhe t’i mbyllin dritaret.

Njëri nga banorët në ndërtesat kapur me këtë hotel, ka thënë për lajmi.net se policia pak ditë më parë, u kishte thënë që gjatë ditës së sotme që t’i mbyllin dritaret në banesat dhe lokalet përreth.

Vizita e zëvendës presidentit amerikan, Joe Biden, nga zyrtarë të lartë shtetërorë vlerësohet historike, kurse analistë politikë thonë se ardhja e tij nënkupton shtyrjen përpara të proceseve politike, të cilat tashmë e sa muaj kanë ngecur. /lajmi.net/

1

2

34

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz