back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMasa e përkohshme përfundon nesër, ambasada britanike: Vendimet e Kushtetueses të respektohen...

Masa e përkohshme përfundon nesër, ambasada britanike: Vendimet e Kushtetueses të respektohen dhe zbatohen

Të ngjajshme

​Barduani takon Sorensenin, Oravin e Barbanon në selinë e KFOR-it

Kreu i KFOR-it gjeneral major Enrico Barduani, priti sot...

Hulu mbyllet pas disa muajsh

Hulu, një nga shërbimet e para të transmetimit në...

Ambasada britanike në Kosovë, ka bërë thirrje që vendimet që merren nga Gjykata Kushtetuese të respektohen nga të gjithë.

Nga ambasada është thënë edhe se, aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës.

‘‘Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj. Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen’’, është thënë në reagimin e ambasadës britanike.

Ndryshe, Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme e cila është në fuqi që nga 27 korriku deri nesër, më 8 gusht. Gjatë kësaj kohe deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Po ashtu, reagimi i ambasadës britanike është bërë pasi që presidentja Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën drejtuar Kushtetueses për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi. Shkak i kësaj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Llaban, për të cilin, presidentja ka thënë se caktimi i Llabanit si raportues në shqyrtimin e kërkesës së saj, “është jo vetëm shqetësues, por edhe i rrezikshëm”. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit