Martohet çifti i famshëm i botës së artit
dp

Lexo edheBenita: Kam reflektuar pas Big-ut, e kam pa që nuk duhet me i besu gjithkujt!

Dove Cameron dhe Damiano David janë martuar në Itali, tre vjet pasi aktorja dhe vokalisti i Maneskin nisën lidhjen.
Çifti u martua dje në bashkinë Palazzo dei Priori në Montalcino, Toskanë, i rrethuar nga familja dhe miqtë.
Cameron dhe David u takuan për herë të parë në MTV Video Music Awards në vitin 2022, por nuk e filluan lidhjen e tyre menjëherë.

Lexo edheBenita: Kam reflektuar pas Big-ut, e kam pa që nuk duhet me i besu gjithkujt!

Thashethemet për një romancë filluan në shtator 2023, pasi Cameron ndoqi një nga koncertet e Maneskin, përpara se dyshja të debutonte në tapetin e kuq më 2024.
Çifti njoftoi publikisht fejesën e tyre në janar të këtij viti, kur Cameron ndau një fotografi të unazës së saj të fejesës në Instagram.

