Martohen Kushtrimi dhe Aurora – dasma nis me tradita shqiptare
dp

Lexo edhe“Si ke thënë t’ia gjejmë Bebes një burrë?”, Bebe Rexha publikon video duke folur në shqip me kushëririn e saj tetë vjeçar

Ata po martohen sot (e diel), ndërsa ceremonia ka nisur me tradita shqiptare.
Dasma ka nisur me marrjen e nuses, një nga momentet më të veçanta të ceremonive tradicionale shqiptare.
Foto: Instagram
Familjarë dhe të afërm të Kushtrimit janë nisur drejt Nekocit, në fshatin e Aurorës, për ta marrë nusen.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Kushtrimi shfaqet i veshur elegant me një kostum në ngjyrë të kaltër, e Aurora shkëlqen me fustanin e bardhë të nusërisë.

Lexo edhe“Si ke thënë t’ia gjejmë Bebes një burrë?”, Bebe Rexha publikon video duke folur në shqip me kushëririn e saj tetë vjeçar
Foto: Instagram
Atmosferës festive i janë bashkuar edhe defatoret, të cilat me këngë e muzikë tradicionale kanë shoqëruar momentet e marrjes së nuses dhe kanë krijuar një atmosferë të veçantë.
Kushtrimi dhe Aurora kanë zgjedhur ta nisin kapitullin e ri të jetës së tyre duke ruajtur elementet tradicionale të dasmës shqiptare, të rrethuar nga familjarët, miqtë dhe të afërmit.
Pamjet e para nga dasma kanë marrë vëmendje në rrjetet sociale, ku çifti është uruar për martesën dhe për një jetë të lumtur së bashku.