Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka thënë se nuk është e qëndrueshme kritika e Serbisë se në Gjermani s’ka mirëkuptim për pozicionin serb rreth Kosovës. Ai ka shkruar se djathtistët ekstrem të AFD-së janë në të njëjtën linjë me Serbinë kur vjen puna për pavarësinë e Kosovës, si partia e vetme në Bundestag që është kundër, shkruan Gazeta Express.
Martens thotë se kjo partia e ekstremit të djathtë, janë partner i atyre serbëve që s’e pranojnë realitetin e as përgjegjësinë e Serbisë për humbjen e Kosovës.
“AfD është partneri natyror i atyre serbëve që nuk e pranojnë as realitetin dhe as përgjegjësinë e Serbisë për humbjen e Kosovës. Këta partnerë e meritojnë njëri-tjetrin”, ka shkruar Martens./Express/