back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleMarrin pako ushqimore, miell dhe veshmbathje mbi 700 familje nevojtare nga Komuna...

Marrin pako ushqimore, miell dhe veshmbathje mbi 700 familje nevojtare nga Komuna e Vushtrrisë

Të ngjajshme

Asllani arrin në Turqi, del fotoja e parë

Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Beshiktashit. Ai...

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Vushtrrisë, ka shpërndarë sot pako ushqimore, miell dhe veshmbathje për 200 familje nevojtare të kësaj komune.

Drejtori i kësaj drejtorie, Sylejman Meholli, ka shkruar në Facebook, se gjatë tërë muajit të Ramazanit, janë dhuruar mbi 700 pako ushqimore për skamnorët në Vushtrri, teksa ka falenderuar të gjithë donatorët që mundësuan realizimin e këtij aksioni.

[Pako ushqimore në muajin e Ramazanit]

Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale e Komunës së Vushtrrisë, sot ka furnizuara me pako ushqimore, miell dhe veshmbathje mbi 200 familje nevojtare të komunës sonë, falë donacionit të siguruar nga Islamic Relief.??

Muaji i Ramazanit shoqërohet me vlerat e solidaritetit, humanizmit, bamirësisë dhe përkrahjes së tjetrit. Prandaj si Drejtori e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale falenderojmë të gjithë donatorët dhe bamirësit që gjatë këtij muaji na e bënë të mundur të përkrahum mbi 700 familje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz