back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeMarrëveshje për ndërtimin e fabrikës së peshkut në Vushtrri, do të punësohen...

Marrëveshje për ndërtimin e fabrikës së peshkut në Vushtrri, do të punësohen 200 gra

Të ngjajshme

​Inspektorët në terren për kontrollin e çmimeve të derivateve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të...

Chivu dhe Interi së bashku edhe për shumë vite

Interi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin rumun...

Rashford mund të rikthehet te Man Utd, Barcelona sheh alternativa tjera

Sulmuesi anglez Marcus Rashford mund të rikthehet te Manchester...

Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar marrëveshje për fabrikën e përpunimit të peshkut, investim ku pritet të punësohen më mbi 200 punëtore gra.

Prezent në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i qytetit Trilj, Ivan Sipiq.

Sipas komunikatës së komunës së Vushtrrisë, në qytetin e Trilj në Kroaci, kryetari Tahiri i shoqëruar edhe nga nënkryetari Besim Muzaqi, sot ka nënshkruar marrëveshjen që i hap rrugë një investimi tepër të rëndësishëm në Vushtrri.

Fjala është për fabrikën për përpunimin e peshkut, investim prej rreth 7 milionë euro e ku parashikohet që të punësohen fillimisht mbi 200 punëtorë, kryesisht gra.

Marrëveshjen e kemi nënshkruar me pronarin e Conex Trade d.o.o z. Mladen Milakoviq dhe përfaqësuesin e Emona Group nga Vushtrria.

“Punësimi i të rinjëve dhe grave është prioritet i qeverisjes lokale, uroj që ky investim të realizohet sa më shpejtë ndërsa Komuna do të ofrojë gjithë përkrahjen e nevojshme që kjo të ndodh”, deklaroi i pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz