Marrëveshje bashkëpunimi mes BKK-së dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave
dp

Lexo edheAnalizat e Agon Zejnullahut jashtë Kosovës? Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk e sheh të arsyeshme të konfirmojë se a i ka dërguara jo

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit institucional, drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Prioritet i veçantë i kësaj marrëveshjeje është digjitalizimi i plotë i fondit të gazetës “Rilindja”, një ndër pasuritë më të çmuara të trashëgimisë dokumentare të Kosovës.

Lexo edheAnalizat e Agon Zejnullahut jashtë Kosovës? Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk e sheh të arsyeshme të konfirmojë se a i ka dërguara jo
Ndër të tjera, marrëveshja synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për shkëmbim të koleksioneve, informacion bibliografik dhe njohuri teknike-teknologjike, digjitalizim dhe veprime kulturore/shkencore.