back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeMarrëveshja për vaksinat me Pfizerin, BE-ja jep lajmin e mirë!

Marrëveshja për vaksinat me Pfizerin, BE-ja jep lajmin e mirë!

Të ngjajshme

Rrahmani: Fitorja ndaj Juventusit shumë e rëndësishme

Napoli arriti një fitore të rëndësishme ndaj Juventusit në...

Goditje e madhe për Liverpoolin, Salah nuk udhëton për ndeshjen me Interin

Nuk kanë të ndalura problemet për Liverpoolin. Ylli egjiptian...

Komisioni Evropian pret të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe në botë të furnizimit me vaksina brenda ditësh, duke blerë deri në 1.8 miliardë doza të vaksinës anti-COVID, Pfizer, për disa vitet e ardhshme, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit, ka thënë se vaksinat Pfizer/BioNTech do të dorëzohen gjatë viteve 2021-2023. Kështu ka deklaruar ajo gjatë një vizite në fabrikën e vaksinave të Pfizerit në Puurs, Belgjikë.

Kësisoj, marrëveshja do të ishte e mjaftueshme për të vaksinuar gjithë popullatën prej 450 milionë njerëzve të BE-së brenda dy viteve.

Pra, kjo është kontrata e tretë e rënë dakord nga BE-ja me dy kompanitë farmaceutike, të cilat tashmë kanë rënë dakord të furnizojnë vendet evropiane me 600 milionë doza, përmes dy kontratave të mëparshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz