Marketet zbatojnë masat shtesë të ndërmarra nga Shtabi Emergjent i Mitrovicës
BILLI
Lexo edheBahtiri: E mbylli vet ETC-në edhe nëse duhet të shkojë në burg, reagon Ramiz Kelmendi
Kjo është bërë e ditur nga ana e inspektorëve komunal të cilët në vazhdimësi janë në mbikëqyrje të këtyre bizneseve, për zbatimin dhe respektimin e të gjitha masave të ndërmarra nga Shtabi Emergjent i Mitrovicës.
Këto masa janë ndërmarr me qëllimin e vetëm që të mbrohet shëndeti i gjithë qytetarëve, dhe duke pas parasysh frekuentimin e madh në këto markete për furnizim me gjëra ushqimore, duhet të tregohemi më vigjilent dhe më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha masave.
Me këtë rast Kryetari Bahtiri falënderon të gjitha bizneset dhe qytetarët të cilët po zbatojnë maksimalisht vendimet dhe rekomandimet për masa mbrojtëse nga virusi COVID-19, si nga institucionet lokale ashtu edhe në ato qendrore.
Lexo edheBahtiri: E mbylli vet ETC-në edhe nëse duhet të shkojë në burg, reagon Ramiz Kelmendi