BallinaSportMARCA: Arbeloa nuk do të jetë trajner i Real Madridit

MARCA: Arbeloa nuk do të jetë trajner i Real Madridit

Të ngjajshme

Barcelona vendos objektivat e merkatos, disa emra për të përforcuar skuadrën

Barcelona vazhdon të hulumtojë tregun e transferimeve, për të...

Keisi s’i ndahet palestrës, publikon imazhe nga stërvitja

Keisi Medini e ka marrë seriozisht transformimin fizik. Bukuroshja shqiptare...

Vrasje e rëndë në tentativë, dy persona theren me thikë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Real Madrid po përgatitet për një verë me ndryshime të mëdha, pas një tjetër sezoni zhgënjyes pa trofe.

Sipas raportimeve të Marca, vazhdimësia e trajnerit Alvaro Arbeloa është pothuajse e pamundur, shkruan IndeksOnline.

Drejtuesit e klubit kanë pranuar se projekti i nisur fillimisht nga Xabi Alonso nuk ka dhënë rezultatet e pritura, ndërsa as ardhja e Arbeloas nuk arriti të sjellë kthesën e nevojshme.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se do të ketë ndryshime të thella në skuadër, me afrime të reja dhe largime të mundshme. Problemet janë shfaqur veçanërisht në mbrojtje dhe në mesfushë, ku madrilenët kanë hasur vështirësi ndaj kundërshtarëve të fortë.

Sa i përket pankinës, disa emra kanë dalë në skenë. Didier Deschamps përmendet si një opsion i mundshëm, ndërsa rikthimi i Zinedine Zidane duket i pamundur. Një alternativë tjetër mbetet Jürgen Klopp, edhe pse angazhimi i tij aktual me projektin Red Bull e bën të vështirë një marrëveshje.

Nga ana e tij, Arbeloa ka deklaruar se do të respektojë çdo vendim të klubit dhe nuk do të krijojë probleme në rast largimi./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz