back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeMaqedonia bllokon eksportin e peshkut nga Kosova

Maqedonia bllokon eksportin e peshkut nga Kosova

Të ngjajshme

Moti mbi vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parashikon për të martën...

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq, dyshohen se dëmtuan varrezat

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë...

Fejohet për herë të tretë djali i Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se djali...

25 vjet nga vdekja e Jashar Salihut

Janë bërë 25 vjet nga vdekja e Jashar Salihut,...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Nesër pritet të mbajë mot me intervale me diell. Sipas...

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është shumë e shqetësuar me vendimin që ka marr Republika e Maqedonisë Veriore për ndalimin e shitjes së rasadit të Peshkut nga Kosova, shqetësim ky që është pranuar nga biznesi anëtar Trofta Istog.

Vendimi ka hyrë në fuqi që nga data 01.06.2019 me të cilin ndalohet importi i peshkut të gjallë që dedikohet për rritje ose mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Kosova.

Me këtë rast Kompanisë Trofta pa paralajmërim të mëparshëm i është kumtuar marrja e këtij vendimi.

Me këtë vendim, jo vetëm që janë dëmtuar bizneset vendore të kultivimit të peshkut e Kompania Trofta në veçanti, por të shqetësuar janë edhe tregtarët Maqedonas të cilët nuk po munden që të furnizohen nga Kosova. Me këtë vendim zvogëlohet edhe më shumë Eksporti i Kosovës i cili edhe ashtu është jashtëzakonisht i ulët (90% importojmë dhe 10% eksportojmë).

Përveç kësaj, është vendosur edhe një taksë prej afër 700 euro për çdo hyrje të kamionëve të peshkut në Maqedoni. Biznesi pohon se është i gatshëm që në çdo kohë të pres inspektorët që të inspektojnë vendin dhe të kryhen analizat e nevojshme në një shtet të tretë, të cilat veçse i posedon.

Në lidhje me këtë OAK i është drejtuar me një letër Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë për të marrë masa urgjente për shfuqizimin e këtij vendimi nga ana Maqedonisë Veriore.

Gjithashtu, është njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe AVUK-u.

Ndërkohë, OAK kërkon që të merren masa urgjente në lidhje me këtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz