BallinaLajmeMaqedonci e quan vendimin historik për Kosovën, FSK-ja drejt misionit në Gazë

Maqedonci e quan vendimin historik për Kosovën, FSK-ja drejt misionit në Gazë

Të ngjajshme

Sot, në mbledhjen e shtatë të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua propozim – vendimi për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare për Gazën.

Nëpërmjet këtij propozim – vendimi, Republika e Kosovës po merr rol aktiv në sigurinë ndërkombëtare dhe po dëshmon gatishmëri për ta ruajtur stabilitetin rajonal.Në vijim gjeni postimin e plotë të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci:

“Sot, në mbledhjen e Qeverisë, miratuam propozim-vendimin për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare për Gazën.

Ky është një vendim me peshë shtetërore, me përgjegjësi institucionale dhe me domethënie të veçantë për Republikën e Kosovës.

Zbarkimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të këtij misioni ndërkombëtar të drejtuar nga partneri ynë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në përputhje me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila ka krijuar kornizën ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Gaza dhe për mbështetjen e një force të përkohshme ndërkombëtare, me fokus në siguri, stabilitet, mbrojtje të civilëve dhe mbështetje të përpjekjeve humanitare.

Ky është një angazhim i matur, profesional dhe i koordinuar, në kuadër të një force stabilizuese, me mandat të qartë dhe me objektiva të përcaktuara.

Për Kosovën, përveç tjerash, vendimi i sotëm ka edhe rëndësi historike.Nga një vend që kishte nevojë për forca stabilizuese ndërkombëtare, po transformohemi në vend që kontribuon në stabilitetin ndërkombëtar. Një dëshmi kjo e zhvillimit të Republikës sonë, e maturisë së institucioneve tona dhe e profesionalizmit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.Siguria e pjesëtarëve tanë do të jetë prioritet absolut.

Çdo angazhim do të realizohet vetëm në bazë të vlerësimeve të plota operative, me masa të plota mbrojtëse, me koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe pa cenuar gatishmërinë operacionale të FSK-së për detyrën primare të misionit të saj; mbrojtjen e Republikës së Kosovës.Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin e saj për të qenë partnere e besueshme, e përgjegjshme dhe aktive në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz