back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaBotëMandl: Njohja nga Izraeli mesazh i qartë për shtetet e BE-së që...

Mandl: Njohja nga Izraeli mesazh i qartë për shtetet e BE-së që ende s’e kanë pranuar Kosovën

Të ngjajshme

​Shqipëria mëson kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të UEFA “Regions’ Cup”

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm...

Nagavci: Çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i përkrahur

Është mbajtur ceremonia përmbyllëse e projektit trevjeçar “Veprimi Kundër...

Deputeti i Parlamentit Evropian, austriaku Lukas Mandl, thotë se njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit ka një domethënie të madhe.

Sipas tij, kjo njohje është një mesazh i qartë për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Shteti i Izraelit do të njohë Republikën e Kosovës që është shteti më i ri në Evropë. Kjo do të thotë shumë për mua meqë e ndjej miqësinë mes Austrisë, Izraelit dhe Kosovës. Është një sinjal i qartë për të gjithë shtetet anëtare të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, thekson Mandli përmes një cicërime.

Më 1 shkurt Kosova dhe Izraeli edhe zyrtarisht kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike./Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz