back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeMandatimi i Kurtit për kryeministër vlerësohet veprim politik, pa efekt ligjor

Mandatimi i Kurtit për kryeministër vlerësohet veprim politik, pa efekt ligjor

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Deri më 30 shtator, e kanë të ndaluar çdo veprim apo tentativë në formimin e Qeverisë.

Kjo përmes një mase të përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, në lidhje me kërkesën e Listës Serbe që të shqyrtohet kushtetutshmëria e mënyrës së votimit të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve pakicë.

Rreth kësaj çështje, komente në Kushtetuese do të dërgojë edhe Presidenca.

“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.

Mirëpo, tërësisht duarkryq nuk kanë qëndruar disa deputetë.

Të zgjedhurit e popullit në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me anëtarë të tjerë të kësaj partie, të dielën zgjodhën mandatarin për kryeministër.

Mëgjithatë, një veprim i tillë, llogaritet i paefektshëm.

“Është veprim i natyrës politike dhe partiake, por për më tepër, aktualisht nuk është që ka ndonjë efekt, për faktin se siç dihet Gjykata Kushtetuese ka marrë masë pezulluese deri më datë 30 shtator. Dhe në këtë drejtim, vlerësoj se çdo veprim i natyrës institucionale me theks të veçantë nga ana e institucionit të presidentit nuk do të ndërmerret, për aq kohë sa nuk kemi një epilog të procesit të zgjedhjes së kryesisë nga radha e deputetëve të komuniteteve joshumicë”, është shprehur avokati, Ardian Bajraktari.

Zgjedhja e mandatarit nga Lëvizja Vetëvendosje, mund të kontriboujë vetëm në kursimin e kohës, pas rrugëve që mund të hapen pas aktgjykimit të plotë të Kushtetueses.

“Më shumë është politike, pjesa e emërimit të mandatarit për qeveri, se sa ligjore dhe kushtetuese. Është mirë, po supozojmë nga një këndvështrim tjetër, është mirë që në rast se kemi një aktgjykim nga Gjykata Kushtetuese dhe konstituohet Kuvendi, atëherë nuk kemi humbje kohe në pjesën e caktimit të mandatarit”, vlerëson juristi Anton Nrecaj.

Masa pezulluese nga Gjykata Kushtetuese e 4 shtatorit, është vendimi i tretë nga Kushtetuesja që nga fillimi i përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit./teve1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz