back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeMandatimi i Konjufcës për të formuar Qeverinë, Osmani: Ata duhej të më...

Mandatimi i Konjufcës për të formuar Qeverinë, Osmani: Ata duhej të më bindnin që kanë gjasa, dhe më kanë bindur

Të ngjajshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në një konferencë për media është deklaruar se ka mandatuar kandidatin e propozuar nga VV për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufcën.

Ajo ka thënë se kjo nuk është bërë për të fituar kohë për një datë të preferuar zgjedhjesh nga ana e tyre.

“E para, sikur të synonim diçka të tillë unë e kam pas hapësirë të mandatari i parë. nuk kam pas ndonjë afat se kur më vjen emri, por unë e kam bërë të kundërtën. Në konsultim me partinë e parë, kam kërkuar që menjëherë të më vije emri të nesërmen. Meqë aty nuk e kemi vonuar asnjë ditë, dhe nuk e kemi shfrytëzuar asnjë mundësi, kjo nuk ka të bëjë me asnjë taktikë vonese dhe asnjë datë të preferuar nga ana ime.  Preferenca e ime është që partitë politike të merren vesh për planin e rritjes, zgjatjen buxhetore sepse janë në interes të Republikës. Kjo i takon partive politike në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo është pyetur edhe nëse VV i ka garantuar se i kanë votat, ajo ka thënë se nuk kërkohen garanci por gjasa.

“Askund në Kushtetutë nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa. dhe ka dallim shumë të madh mes garancës dhe gjasave. Garanca jepet në Kuvend dhe gjasat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy apo më shumë kandidatë, detyrimi im ishte të shihja kush i ka gjasat më të mëdha. LVV dhe Glauk Konjufca kanë besimin që të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre që t’i bëjnë votat. Mua më takon të bindem që kanë gjasa dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa, siç kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetueses dhe e kam zbatuar këtë.  Sikur mos të kishte fare propozim do të ishim me një fazë tjetër”, ka thënë Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz