Manchester City po mendon për të gjetur pasardhësin e Rodrit, interesohet për yllin e Premierligës
dp

Lexo edheChelsea po synon të transferojë edhe një lojtar, që do të çojë në 43 numrin e tyre në skuadër

Manchester City po mendon seriozisht për të ardhmen e mesfushës në rast se Rodri largohet gjatë kësaj vere.
Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, nëse spanjolli transferohet te Barcelona, drejtuesit e klubit anglez do të tentojnë të sigurojnë shërbimet e Enzo Fernandez.
Mesfushori argjentinas shihet si kandidati ideal për të zëvendësuar Rodrin, ndërsa trajneri Enzo Maresca e vlerëson lart, pasi ka punuar me të te Chelsea. Megjithatë, operacioni pritet të jetë mjaft i kushtueshëm. Chelsea nuk është i gatshëm të negociojë për një shifër më të ulët se 120 milionë euro, çka e bën Enzo Fernandez një nga objektivat më të shtrenjtë të merkatos.

Lexo edheChelsea po synon të transferojë edhe një lojtar, që do të çojë në 43 numrin e tyre në skuadër
Nëse Rodri vendos t’i japë fund aventurës së tij te Manchester City dhe t’i bashkohet Barcelonës, kampionët e Anglisë duket se e kanë identifikuar tashmë pasardhësin ideal në mesin e fushës.