Manchester City dhe Chelsea sot luajnë finalen e FA Cup
dp

Lexo edheXabi Alonso shumë afër të marrë drejtimin e Chelseat

Sot në Londër, do të zhvillohet finalja e madhe e FA Cup, mes Manchester City dhe Chelseas.
Takimi nis në ora 16:00, në stadiumin legjendar ”Wembley” dhe pritet të dhurojë spektakël për tifozët e futbollit, shkruan IndeksOnline.
Dy gjigantët e Premier League vijnë në këtë duel me objektivin e vetëm, fitimin e trofeut më të vjetër në futbollin anglez.

Lexo edheXabi Alonso shumë afër të marrë drejtimin e Chelseat
Chelsea synon trofeun për të shpqtuar një sezon katastrofik, ku ka dështuar të kualifikohet në garat evropiane, derisa Manchester City synon të paktën trofeun e FA Cup, pasi për Premierligën tashmë gjasat janë të pakta, me Arsenalin që e ka titullin në dorë.
Atmosfera në kryeqytetin anglez pritet të jetë fantastike, pasi finalja e FA Cup konsiderohet një nga ngjarjet më prestigjioze në futbollin botëror./IndeksOnline/