back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeManaj i reagon Muratit: E ke shkelur Kushtetutën me bllokimin e buxhetit,...

Manaj i reagon Muratit: E ke shkelur Kushtetutën me bllokimin e buxhetit, edhe sot po mashtron

Të ngjajshme

Nënkryetari i Prishtinës, Shkëmb Manaj, i ka reaguar ashpër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.

Manaj ka thënë se duke ia bllokuar buxhetin komunës, Murati e ka shkelur Kushtetutën.

“Hekuran Murati edhe sot po mashtron! Ai ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për shkak të bllokimit të buxhetit të Prishtinës! Mbi 31 milion euro, prej të cilave mbi 21 milion të hyra vetanake të mbledhura gjatë vitit 2025 dhe 10 milion të grantit qeveritar, Ministria e Financave ia ka bllokuar Komunës së Prishtinës. TURP!”, ka shkruar Manaj.

Sipas Manajt, si pasojë e bllokimit të buxhetit, po rrezikohen pagat e punëtorëve.

“Mungesa e buxhetit të Ndërmarrjeve Publike Komunale është bërë për shkak se shumë prej tyre kanë kontratë në shtëpi me Komunën e Prishtinës dhe për shërbimet që ju ofrojnë qytetarëve paguhen nga buxheti i Komunës së Prishtinës, të cilin e ka bllokuar Hekurani me bashkëpunëtoret e tij. Prandaj po rrezikohen edhe pagat e punëtorëve në disa Ndërmarrje! Por, ne e dijmë, ky ka qenë qëllimi i Qeverisë Qendrore, që të bllokoj Prishtinën, që t’i ndal shërbimet esenciale ndaj qytetarëve të Prishtinës dhe që ti le pa paga edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike, duke tentuar që qeverisjen Rama ta paraqes si të dështuar!”, ka shkruar ai.

“Rastin e kemi adresuar në Gjykatë Kushtetuese sepse është zvogëluar buxheti i Komunës së Prishtinës për shkak të mos alokimit të financave nga Hekurani për buxhetin i cili është pjesë e Ligjit për Ndarjet Buxhetore, nuk po flasim këtu për buxhetin i cili nuk ka arritur që të përfshihet në Ligjin për Ndarjet Buxhetore”, tha Manaj.

Ai bëri të ditur se kanë dorëzuar edhe kallëzim penal.

“Po ashtu, Kallëzimi Penal ndaj tij dhe zyrtarëve tjerë përgjegjës është adresuar me fakte dhe argumente në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nga e cila kërkojmë që ti marr veprimet e shpejta për këtë rast! Herët apo vonë do të përgjigjeni para drejtësisë për dëmin që ia keni shkaktuar arsimit, mësimit tërë ditorë, shujtave të fëmijëve, shërbimet sociale e shëndetësore, pagat e punëtorëve si burim jetese të familjeve, artit e kulturës, trafikut, sportit e rinisë….”, ka shkruar Manaj.

Ai i bëri thirrje Muratit të mos e bllokojë buxhetin.

“Ndaleni bllokadën, Hekuran! Mos mashtroni! Leshojeni buxhetin e Prishtinës ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Ndarjet Buxhetore!”, përfundon postimin e tij Shkëmb Manaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz