Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditManaj e kualifikon Dritën në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Manaj e kualifikon Dritën në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Të ngjajshme

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë tragjikisht...

Sëmundjet që shkaktojnë vdekje të parakohshme në Evropë sipas OBSH-së

Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme...

Asllani po largohet nga Inter, ja ku pritet të transferohet

Interi pritet t’i shes disa lojatër gjatë afatit veror...

Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje

Sot me datë 15.07.2025 rreth orës 16:00, njësitë policore...

Kampionia e Kosovës, Drita ka arritur që me shumë mund të kalojë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

“Intelektualët” kanë fituar 3-2 në Luksemburg ndaj Differdange – pas fitores 1-0 në Prishtinë.

Arb Manaj ishte lojtari kryesor i Dritës në këto dy ndeshje, duke shënuar tre gola dhe duke e dërguar tutje Dritën, aty ku asnjë klub kosovar nuk ka arritur më parë, në Ligën e Kampionëve.

Manaj shënoi në minutën e katërt fillimisht, pastaj në të 17-tën e dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 28-të, Differdange e ngushtoi epërsinë në 2-1.

Me këtë rezultat u mbyllë edhe pjesa e parë, teksa në të dytën, u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Vendasit barazuan në 2-2 me anë të Hadji në minutën e 89-të.

Katër minuta më vonë, për epilogun e takimit u përkujdes Veton Tusha.

Në rrethin e dytë kualifikues, Drita do të ketë punë më Copenhagen./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit