Maloku: S’ka bir nane që nënshkruan marrëveshje me Serbinë pa Haradinajn
BILLI

Lexo edhe“Takimi që shkarkoi Ylli Rakipin nga puna, Rama i ka kërkuar Frangajt ‘kokën’ e Fevziut”

Maloku, që edhe vet është ftuar ditë më parë nga Gjykata Speciale në Hagë, ka thënë “sa më shumë na godasin, edhe më të fortë jemi”.
Ish-eprori i UÇK-së ka postuar më pas edhe një shkrim tjetër ku thotë se kushdo që mendon që me largimin e Ramush Haradinajt arrihet marrëveshja me Serbinë më lehtë gabon.
Madje, sipas tij nuk mund të nënshkruajë askush marrëveshje pa Ramush Haradinajn.

Lexo edhe“Takimi që shkarkoi Ylli Rakipin nga puna, Rama i ka kërkuar Frangajt ‘kokën’ e Fevziut”
“Nëse dikush mendon që me largimin e Ramushit mund të arrihet më lehtë marrëveshja me Serbinë, e ka shumë gabim.
Nuk ka me pasë bir nane që ka me nënshkru marrëveshje pa Ramush Haradinajn.
Me aktin e dorëheqjes sot, dhe me vijat e qarta që i qiti për të ardhmen e vendit, i mbylli të gjitha mundësitë e kalkulimeve në dëm të Kosovës. Mbane mend!”, ka shkruar ai.