BallinaLajmeMaloku, Dakës: Çfarë u nevojiten 116 mijë euro shtesë, s’janë zgjedhje të...

Maloku, Dakës: Çfarë u nevojiten 116 mijë euro shtesë, s’janë zgjedhje të Hong Kongut!

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Profesori universitar, Fadil Maloku i ka reaguar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, e cila deklaratat e ministrit të Financave, Besnik Bislimi i quajti ofenduese.

Sipas sociologut, ka kaluar koha e dikurshme kur zhvatej buxheti i Republikës, shkruan Indeksoline

“Hallall ministrit Besnik Bislimi! E mori Valdete Daka, 116.000 euro (veç) honorare, zgjedhjet s’i kushtojnë as Hong Kongut, e lëre më një komune si Podujeva!? Kaluan ato kohëra të beleshit…! Këndellu”, ka shkruar ai.Image result for zgjedhejt

 

 

Ndryshe, KQZ-së as ditën e sotme nuk i është alokuar buxheti për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Podujevës. Ndërsa, Qeveria dje mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare këtij institucioni, por pa mëditje.

Valdete Daka u shpreh e ashpër me deklaratat e ministrit të Financave, Besnik Bislimi në mbledhjen e Qeverisë duke thënë se ato janë ofenduese. Kryesuesja e KQZ-së tha se të krahasohet institucioni i tyre me zhvatës dhe kriminelë që e zhvatin buxhetin e shtetit nuk është në rregull.

“Deklaratat e ministrit të Financave kanë qenë ofenduese. Zgjedhjet e jashtëzakonshme kërkojnë angazhim të jashtëzakonshëm pavarësisht a organizohen në një komunë apo në tërë Kosovën. Angazhimi i punëtorëve dhe stafin kërkon angazhim edhe jashtë orarit të punës. Sipas ligji t për punë çdo angazhim jashtë orarit të punës paguhet. Nuk është në rregull që të ofendohemi derisa punojmë. Të krahasohemi me zhvatës me kriminelë që e zhvatin buxhetin e shtetit nuk është në rregull”, tha ajo. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz