back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeMalisheva nis luftën ndaj rriqrave

Malisheva nis luftën ndaj rriqrave

Të ngjajshme

Ivan Rakitic: Dy gjëra më munguan në karrierë, një është që s’lujta me Ibrahimoviçin…!

Ivan Rakitic, ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë është pensionuar...

Kjo është modelja që doli brenda pak ditëve me dy tenistët më të mirë në botë

Modelja Brooks Nader (28), e quajtur “mbretëresha e bikinive”,...

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare...

Në kuadër të zbatimit të programit për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), sot në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar fushata e dezinsektimit kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit vdekje prurës të etheve hemorragjike krime kongo. Dezinsektimi kundër rriqrave është njëra nga masat parandaluese të përhapjes së EHKK.

Kjo fushatë ka filluar në fshatin Drenoc, ndërsa zbatimin e kësaj fushate të dezinsektimit e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për emergjenca, Hafir Rexha.

Fushatën e dezinsektimit, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka vlerësuar “si një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të masave parandaluese, pasi rriqra është bartëse e virusit dhe dezinsketimi i zonave ku ka më shumë raste të thumbimeve nga rriqrat, është i domosdoshëm”.

Edhe sot, nënkryetari Berisha, ka kërkuar nga ana e institucioneve përgjegjëse, përkatësisht nga AUV, që të marrin masa për zbatimin e masës më efektive në luftimin dhe parandalimin e EHKK, atë të repelimit të kafshëve, pasi kjo masë ndihmon në ndërprerjen e ciklit të rriqrave dhe zvogëlon mundësinë e zhvillimit të virusit tek rriqrat, e rrjedhimisht edhe bartjes së virusit nga rriqra te njeriu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz