Maliqi: VV s’i ka numrat dhe s’do konsensus – s’është faj i gjykatës por i kuptimit pervers të demokracisë nga fituesi relativ i zgjedhjeve
dp

Lexo edheAutomjeti rrëzon për vdekje një person në Mushnikovë të Prizrenit

Sipas tij, Gjykata nuk ia ka mohuar partisë së parë të drejtën për të propozuar emrin për kryetar të Kuvendit, por ka vënë kufij të qartë për të mos lejuar bllokimin e procesit.
“Gjykata Kushtetuese nuk e përmbysi demokracinë, por e mbrojti atë, duke mos lejuar që procesi të mbahej peng. Nuk po ia mohon partisë së parë të drejtën me propozu, por po i thotë: i keni tre mundësi me e votu një emër, mandej kaloni te tjetri/tjetra,” shkroi Maliqi.
Ai shtoi se problemi qëndron te mungesa e numrave dhe mungesa e vullnetit për ndërtim konsensusi nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe jo te vendimi i Gjykatës.

Lexo edheAutomjeti rrëzon për vdekje një person në Mushnikovë të Prizrenit
“Ky nuk është faji i gjykatës, por i kuptimit pervers të demokracisë nga fituesi relativ i zgjedhjeve,” përfundoi Maliqi.