back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeMaliqi: Radoiçiq s’shkel në Kosovë sa të jetë gjallë, SHBA e partnerët...

Maliqi: Radoiçiq s’shkel në Kosovë sa të jetë gjallë, SHBA e partnerët tjerë ndërkombëtarë kanë vija të kuqe për Listën Serbe

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Publicisti Agon Maliqi tha se SHBA-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, përveç vijave të kuqe për Qeverinë e Kosovës, kanë edhe vija të kuqe për Listën Serbe.

Duke komentuar nisjen e fushatës së Listës Serbe për zgjedhjet lokale me mesazhe mbështetëse për Milan Radoiçiqin, ai shkroi se organizatori i sulmit në Banjskë “nuk ka për të shkelur më në Kosovë sa të jetë gjallë”.

“Lista Serbe e paska nisur fushatën me mesazhe mbështetëse për “Brat Milanin”. Ky “brat Milani” me bandën e tij përbën aq rrezik sa që u shpartallua brenda ditës nga policia e Kosovës dhe NATO. Ai nuk ka për të shkelur më në Kosovë sa të jetë gjallë, përveç nëse dëshiron me e kalu jetën në burg. Madje edhe në Serbi ku sot jeton si bandit i lirë, nuk e ka të ardhmen e sigurt”, shkroi ai.

“Nga burime të sigurta e di se SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë përveç vijave të kuqe për qeverinë e Kosovës kanë edhe vija të kuqe për Listën Serbe për distancim nga ata që kanë kryer agresion”, shkroi Maliqi.

Ai tha se Kosova nuk duhet të bie në provokime, por të qëndrojë racionale.

“Ky le të mbetet problem i serbëve dhe Serbisë me ndërkombëtarët, Kosova ndërkohë nuk duhet të bie pre e provokimeve por të rikthehet në kurs racional. Sa më shumë që mbrohen të drejtat kushtetuese të serbëve, aq më i dobët “brat Milani” me bandat e tij, dhe aq më e fortë shtetësia e Kosovës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz