BallinaLajmeMaliqi: Me gjasë Kurti mendon se ka gjetur sa kushton një kosovar...

Maliqi: Me gjasë Kurti mendon se ka gjetur sa kushton një kosovar në aksham pazar, e ka vendosur tiketën 100 euro

Të ngjajshme

Juventusi hedh sytë te Lewandowski

Gjigantët e Torinos, Juventus, i kanë vënë syrin sulmuesit...

Lani bananet para se t’i konsumoni

Me siguri habiteni nga fakti se disa ushqime, pavarësisht...

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

“Vëllai i Madh” nuk kursen, Greta përjashtohet nga gara

Greta Kazazi është përjashtuar nga gara e Big Brother...

Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti, për t’ua ndarë fëmijëve dhe pensionistëve nga 100 euro në kohën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Maliqi ka shkruar se më herët kur shoqëria kosovare pretendonte se i interesonte demokracia, një veprimi të tillë i thuhej blerje vote, derisa sot kur po e bën Kurti, po cilësohet si solidaritet.

Ai ka thënë se duket që Kurti mendon se e ka gjetur se një kosovar në “aksham Pazar” kushton 100 euro dhe këtë çmim e ka vendosur në etiketë.

“Në kohë të mëhershme kur si shoqëri shiteshim se na interesonte demokracia, kësaj pune i thoshim blerje vote. Por sot në kohën e babadimrit që rron politikisht duke dhënë gajret, i themi solidaritet. Kurti me gjasë mendon se e ka gjetur se sa kushton një kosovar në aksham pazar. 100 euro, miq. Qat çmim ua ka vendosur në etiketë.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz