back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeMaliqi jep dy shpjegime pse VV s’po bën kompromis: Ish-opozita po tregohet...

Maliqi jep dy shpjegime pse VV s’po bën kompromis: Ish-opozita po tregohet më se korrekte

Të ngjajshme

“Demorkatike” – Abdixhiku prezaznton programin e LDK-së me gabime drejtshkrimore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...
- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar situatën politike në vend, ku sot, në seancën vazhduese të konstituimit të Kuvendit, edhe pas aktgjykimit të Kushtetuese, parlamenti s’u konstitua.

Maliqi në reagimin e tij vlerësoi se partitë që kanë qenë në opozitë, janë duke u treguar ‘’më se korrekte’’ dhe të gatshme për të votuar një kandidat më konsensual prej Vetëvendosjes për kryetar/e të Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Në deklarimin e tij në Facebook, ai ka dhënë edhe dy shpjegime se pse VV s’po bën kompromis, duke përmendur si të parin shembull mungesën e dëshirës me projektu dobësi para publikut.

Si shpjegim të dytë, ai tha se mund të jetë që ‘’ka qenë një zhagitje  e qëllimshme’’ për të mos lejuar konstituimin.

‘‘Ish-opozita po tregohet më se korrekte dhe e gatshme me e votu një emër më konsensual prej VV. AAK madje po i bën publik emrat e pranueshëm. PDK e ka si kriter të mos qenit ministër në mandatin e kaluar. Ku është problemi me u ulë e me diskutu këtë punë me ta? I pari shpjegim është mungesa e dëshirës me projektu dobësi para publikut dhe me e pranu se rezultati i zgjedhjeve në fakt paska qenë një fitore relative që imponon konsensus. I dyti shpjegim – dhe më i mundshmi që tani po duket edhe më qartë – është se e gjithë kjo dramë disa muajshe, që e detyroi edhe ndërhyrjen e gjykatës, ka qenë një zhagitje e qëllimshme për të mos e lejuar konstituimin e kuvendit dhe fillimin e afateve ligjore për formimin të qeverisë’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz